Bundesliga Futboll

Katër skuadrat e mëdha evropiane të gatshme të shpenzojnë 100 milionë euro për Pulisic

Christian Pulisic është në kulmin e karrierës së tij.

Sulmuesi i talentuar amerikan po shkëlqen me fanellën e gjigantit gjerman Borussia Dortmund.

Reprezentuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime këtë edicion me fanellën verdh e zi.

Drejtuesit e Borussia Dortmund e dinë se nuk mund ta mbajnë pas kërkesave të gjigantëve evropian për yllin e tyre dhe i kanë vendosur çmimin e largimit prej 100 milionë eurove.

Mediat gjermane kanë zbuluar edhe katër skuadrat e mëdha evropiane të cilat janë të gatshme të shpenzojnë këtë shumë për talentin amerikan.

Dy gjigantët anglez, Liverpool dhe Manchester Untied janë duke kërkuar transferimin e Pulisicit në Ligën Premier.

Por mbrapa tyre nuk mbeten as kampionët aktual të Evropës, Real Madrid që gjithashtu e duan anësorin.

Por sipas ‘Express.de’, favoriti kryesor për të nënshkruar me amerikanin mbetet Bayern Munich.

Gjithnjë sipas këtij mediumi katër skuadrat e lartpërmendura janë të gatshme të shpenzojnë shumën e 100 milionë eurove për transferimin e Pulisicit.

Mbetet të shihet se cilën nga skuadrat do ta zgjedh amerikani për ta vazhduar karrierën pas afatit kalimtar veror të këtij viti.

Related posts

E VËRTETA/ Juventusi publikon shifrat zyrtare dhe nxjerr bllof të gjithë! (FOTO)

Isa.Autor

Superiorja, Teuta shtang Partizanin. Imiton Beneventon me Milanin

Q.Autor

Real, këta dy 20-vjeçarë mund t’i japin fund epokës së “BBC”

Q.Autor

Leave a Comment