Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Shi, aksidente dhe spektakël në pistë. Ja cila u zgjodh gara më e bukur e 2019 (VIDEO)

Gara e Çmimit të Madh të Gjermanisë është cilësuar si gara më e bukur sezonale e botërorit 2019 të Formula 1. Në faqen e saj zyrtare, Formula 1 organizoi një sondazh në lidhje me garën më të bukur. Me 23% të votave, gara e zhvilluar në pistën e Hockenheim është përzgjedhur nga fansat e këtij sporti si më spektakolarja e këtij viti.

Një garë që u zhvillua në kushte të vështira atmosferike, me shiun që ishte protagonist i saj. Gara u fitua nga Max Verstappen (Red Bull), që e nisi keq atë por arriti të rikuperojë. I dyti u rendit Sebastian Vettel (Ferrari) dhe i treti Daniil Kvyat (Toro Rosso).

Në vendin e dytë të garave më të bukura të këtij sezoni u rendit gara e Çmimit të Madh të Brazlit (13% të votave) dhe në vend të tretë, me nga 3% secila, garat e zhvilluara në Austri dhe Itali.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja arsyeja e vërtetë për shkarkimin e Paratici-t nga Juventus…

Delo.autor

Ishte në Torino për të ndjekur Juventusin/ RAMA surprizon BRAÇEN me një dhuratë (FOTO)

Isa.Autor

18-VJEÇARI QË PO “ÇMEND” EUROPËN/ Milan sfidon Inter dhe Juventus për një talent të madh…

Delo.autor

Leave a Comment