Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Flet Max Verstappen: Me makinën Mercedes shpallen kampionë 60% e pilotëve…

Max Verstappen ka folur sërish për dominimin e Mercedes në kampionatin e Formula 1, duke thënë se piloti britanik është ndihmuar shumë nga makina në fitimin e titujve kampionë. Sipas pilotit holandez, 60% e pilotëve aktualë të Formula 1 do të fitonin titullin me makinën Mercedes.

Për “Ziggo Sport”, piloti holandez i Red Bull tha: “Edhe unë do të isha shpallur kampion bote po të pilotoja makinën Mercedes. Madje 60% e pilotëve do të ishin shpallur kampionë bote në Formula 1 me një makinë të tillë Mercedes”.

Më tej, Verstappen u shpreh me fjalë të mira për Hamilton: “Lewis është mjaft i zoti si pilot, është një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Gjithsesi, me një makinë tjetër rivale të mirë edhe ai humbet. Jam i bindur për këtë”.

Related posts

Messi dhe Ronaldo janë jashtë Botërorit, ka ardhur koha ime të shkëlqej

Sadik.Autor

DEL KUNDËR FIFA-S DHE UEFA-S PËR SUPER LEAGUE/ Mbrojtësi i Juventus: Duhet ta shpëtojmë futbollin…

Delo.autor

AKSIDENT në Formula 1, piloti PËRPLASET me murin dhe lë garën

Sadik.Autor

Leave a Comment