Futboll Shqipëri Sport

MIQËSORJA E YJEVE NË “AIR ALBANIA”/ Zbulohet axhenda e ndeshjes së bamirësisë, ja të ftuarit special

“Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”. Kjo është motoja e ndeshjes miqësore që yjet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të luajnë mes tyre nesër në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”.

sas

Ky aktivitet zhvillohet për qëllime bamirësie, pasi të ardhurat që do të sigurohen nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor.

Çmimet e biletave për këtë eveniment janë nga 5 mijë lekë të vjetër deri në 100 mijë lekë të vjetër. Do të zhvillohen 3 ndeshje nga 30 minuta, fillimisht dy gjysmëfinale, që më pas do të nxjerrin edhe finalen.

Ndërkaq muzika nuk do të mungojë në këtë eveniment dhe janë zbuluar emrat e tyre. Reperi Mc Kresha, Dj Vin Veli dhe FINEM, janë të ftuarit e FSHF-së dhe ata që pritet të ndezin atmosferën përpara nisjes së ndeshjeve miqësore.

 

Related posts

Zidane mesazh me rëndësi për Real-in

Q.Autor

VIDEO/ Ibrahimovic bën gol nga mesi i fushës, çmenden të gjithë në Amerikë

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Merret vendimi për Superligën europiane, do vazhdohet me…

Isa.Autor

Leave a Comment