Basketball Sport

“DUA T’I JAP NJË DORË”/Andy Ruiz rikthehet në palestër, Tyson Fury bën deklaratën surprizë

Një muaj pas humbjes së revanshit ndaj Anthony Joshua, boksieri meksikan Andy Ruiz Jr i është rikthyer stërvitjes në palestër. Ruiz, ish-kampion bote në peshën e rëndë, pritet të duelojë në pranverën e këtij viti, por ende nuk dihet emri i rivalit.

Mediat amerikane deklarojnë se Ruiz, 33 fitore e 2 humbje në karrierë, do të duelojë ndaj britanikut Dillian Whyte, në mars ose prill të këtij viti. Një duel nga i cili meksikani do të bënte shumë parà.

Ndërkohë, Tyson Fury, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se është gati ta ndihmojë Ruiz në stërvitje.

“Dua t’i jap disa këshilla, të vijë në Las Vegas dhe të stërvitet me mua. Kam qenë në pozitat e tij, ndaj dua t’i jap një dorë. Kam qenë kampion dhe më pas humba gjithçka, e di si ndihesh ndaj dua ta ndihmoj Andy Ruiz”, u shpreh Tyson Fury.

Related posts

Kupa e Botës e Francës e lidhur me Deschamps, në 1998 ishte kapiten, sot trajner i “Gjelave” 

Isa.Autor

DEL E VËRTETA/ Mc GREGOR e sfidon sërish, KHABIB: A të thashë që në 6 tetor do të…

Isa.Autor

DEBRECEN-KUKËSI/ Trajneri Gjoka zgjedhur më të mirët në këtë përballje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment