Futboll Seria A Sport

“DOGJI CR7 NË MARKIM”/ Ja vlerësim befasues i mediave italiane për Hysajn

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistë absolut të Napolit në fitoren që të kaltrit arritën kundër Juventusin në “San Paolo” me rezultatin 2-1.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte një ‘piston’ në krahë dhe i kujdesshëm në prapavijë. Hysaj arriti të markoi mjaftë mirë Cristiano Ronaldo duke ndihmuar ekipin e tij të rikthehej tek fitorja pas 3 humbjesh radhazi në Serie A.

Ja vlerësimi i mediave italiane për Hysajn:

“Calciomervato.web” Nota 7 Arrin t’i qëndrojë shumë shpesh i ngjitur Ronaldos dhe së bashku me ndihmën e Kajehonit frenojnë portugezin që të shpërthejë në korsinë e majtë. Në fazën defensive ishte thuajse perfekt, por në pjesën e dytë arriti që të ndalojë edhe një tentativë të frikshme të CR7.

“TuttoNapoli” Nota 6.5 Për t’u vlerësuar për paraqitjen fantastike të bërë sidomos në pjesën e dytë, në fazën defensive. Ai jo vetëm e dominoi korsinë e tij, por shumë shpesh ofroi dalje të shpejta në mbështetje të mesfushës dhe të sulmit.

Related posts

KA SHPRESË NË DURRËS/ Dopieta e Latif, Teuta rikthehet te fitorja dhe fundos Kastriotin

Isa.Autor

FITORE DRAMATIKE/ Manchester United mposht me përmbysje Kampionët e Anglisë dhe i eliminon nga FA Cup

Delo.autor

Juventus – Sassuolo, formacionet zyrtare

Q.Autor

Leave a Comment