Futboll Premier League Sport

STERLING LA FUSHËN MES DHIMBJESH/ Guardiola merr lajmin e keq, ja sa rrezikon të mungojë ylli

Sulmuesi i Manchester City-t, Raheem Sterling, do të mungojë për disa javë, pasi ka probleme me muskulin e tij. Lajmi është konfirmuar dhe nga trajneri Pep Guardiola. 25-vjeçari la fushën mes dhimbjesh në humbjen kundër Tottenhamit me rezultatin 2-0.

“Do të mungojë për disa javë, por nuk e di se sa gjatë. Është një problem për ne që u dëmtua ai, por kemi qenë dhe pa Gundogan dhe Laporten, nuk kemi se çfarë bëjmë”, tha Guardiola në lidhje me titullarin e tij.

Numri një i stolit ka folur dhe për sulmuesin e rikthyer nga dëmtimi i gjatë Leroy Sane. Gjermani stërvitet me grupin e lojtarëve. “Ai ka nisur stërvitje me ne dhe po merr ngarkesë. Ka nevojë për kohë për të fituar besimin. Ka nevojë për kohë, i duhen disa javë” – tha Guardiola.

Related posts

E KONFIRMON GAZETARI I NJOHUR ITALIAN/ Milani do të tentojë transferimin e Armando Brojës

F.autor

“Të pres fytin”/ Prindi tenton të godasë me thikë trajnerin e Tiranës U-17 Migen Memelli

Sadik.Autor

“FIDEO, NUK DUROJ DOT MË…”/ Fjalia e Dybala që mbajti në ankth Juventusin. Por vjen lajmi i bukur sot

Delo.autor

Leave a Comment