Futboll Seria A Sport

MERKATO PA SHPENZIME/ Inter lëshon “tentakulat” për dy lojtarët e Belgjikës…

Interi po mendon të afrojë për sezonin e ardhshëm dy futbollistë të njohur të Belgjikës pa shpenzuar asnjë para.

d34345f71263cdf730b32a6a58db0e49-94725-1530213965

Sipas mediave italiane, sulmuesi i Napolit Dris Mertens dhe qendërmbrojtësi i Totenhemit Jan Vertonghen janë projektuar si dy futbollistët e ardhshëm të kampit zikaltër. Megjithëse është kthyer në formacionin titullar dhe vetë presidenti i Napolit Aurielio De Laurentis po bën të pamundurën të rinovojë kontratën me Mertensin, sulmuesi belg duket se e ka ndarë mendjen për të mos vazhduar karrierë në “San Paolo”.

dries-mertens

Në krahun tjetër, Vertonghen me shumë mundësi do të mbyllë këtë vit kapitullin 8-vjeçar te Totenhemi pasi drejtuesit e klubit anglez duan të investojnë te lojtarët e rinj. Vertonghen është përzgjedhur si zëvendësuesi i mundshëm i Diego Godinit, i cili mendohet se do të largohet në fund të sezonit nga Interi.

jan-vertonghen-tottenham_p2kn7rr0bzuw1i6i554w06qlw

Related posts

KUPA E ITALISË/ Juventus mposht me “POKER” Udinesen dhe kalon në çerekfinale

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Çfarë simptoma kanë pasur futbollistët e infektuar me COVID-19

Delo.autor

E PABESUESHME/ Shikoni se çfarë bën me Olimpiacos shqiptari që ka zgjedhur Greqinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment