Basketball Sport

NBA/ Rikthim me humbje për Curry, Leonard fiton duelin me Westbrook

Skuadra e Clippers fitoi 120-105 ndaj Houston, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje e dominuar nga kalifornianët, ku u dallua Leonard, autor i 25 pikëve, ndërsa për Houston u dallua Westbrook, autor i 29 pikëve e 15 rebound, por që mbetën për statistikë.

Fiton edhe ekipi kampion i Toronto, që mposhti 121-113 Golden State, sfidë me rivalitet dhe emocione në pjesën e dytë. Për kanadezët u dalluan Powell me 37 pikë e Lowry me 26 pikë e 10 asist. Te Golden State u rikthye pas gati 4 muajsh pushim për shkak të dëmtimit Stephen Curry, që realizoi 23 pikë, por që s’mjaftuan.

Në sekondat e fundit fiton Charlotte, që mundi 114-112 Denver. Humbje e papritur kjo për Denver, ku mungoi lojtari lider, ndërsa për Charlotte u dallua Graham me 24 pikë. Philadelphia, falë 28 pikëve e 14 rebound të Harris mposhti 125-108 Sacramento (Fox 23 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Denver, 114-112

Houston – Clippers, 105-120

Sacramento – Philadelphia, 108-125

Golden State – Toronto, 113-121

Related posts

PARADOKSI TEK PARTIZANI/ Tre muaj “pauzë”, trajneri Daja e ndërton ekipin vetëm në fund

Delo.autor

“SHPËRTHEU” ME KRITIKA PËR COPA AMERICA/ Karriera e Messit me kombëtaren drejt fundit, ja dënimi i rëndë

Delo.autor

Kontaktet me Çelsin? Hysaj fluturon drejt Londrës…

Sadik.Autor

Leave a Comment