Futboll Seria A Sport

“I DUHET BESUAR IBRAHIMOVIC”/ Legjenda e Milanit: Ju tregoj si bëhen konkurrues “Kuqezinjtë”

Markos Evanxhelista de Moraish, i njohur ndryshe si Kafu. Ishmbrojtësi ka dhënë një intervistë për mediat braziliane për të cilat ka komentuar situatën në Serinë A pas problemeve me Koronavirusin, teksa nuk u është shmangur pyetjeve në lidhje me Milanin dhe të ardhmen e klubit ku ka fituar gjithçka në karrierën e tij italiane.cafu-ac-milan-kafu-pendolino

VIRUSI – “Po e ndjek situatën me vëmendje dhe më vjen keq. Nga mënyra se si po përhapet virusi më duket e drejtë që stadiumet të mbyllen për publikun. Problemi është serioz dhe jam dakord me qeverinë kur vendos të lërë tifozët në shtëpi. Në këto çaste shëndeti meriton përparësi”.

IBRA – “Në të tilla rrethana Ibra mund të jetë një pikënisje për të ndjekur suksesin, sepse ka cilësitë teknike dhe mendore për të udhëhequr një skuadër. Ai është qendra e Milanit dhe me një fushatë të mirë përforcimesh, ekipi mund t’i krijojë probleme çdo kundërshtari”.

MILANI – “Milani mbetet Milan, por nga situata e krijuar duhet dalë sa më shpejt. Klubi ndodhet në mes të një cikli e duhet pritur të kalojnë disa kohë për të shijuar përsëri fitoret. Jam shumë i lidhur me Romën e Milanin të cilat janë skuadrat ku kam arritur gjithçka në karrierë. Të dyja kanë vend të veçantë në zemrën time dhe uroj të arrijnë sa më shpesh suksesin”.

Related posts

IRRITOHEN TIFOZËT E PSG/ Lojtarët tërbohen me alkool dhe muzikë pas humbjes në Champions (VIDEO)

F.autor

Partizani si dhelpra me rrushtë, rrezikojnë 3 lojtarë

Sadik.Autor

TË IZOLUAR NGA KORONAVIRUSI/ Del Piero, Maldini, Totti dhe Zanetti njëzëri: Ja si bëhesh kapiten i shkëlqyer!

Delo.autor

Leave a Comment