Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Drejtori i sportiv i Ferrarit Binitto: Botërori 2020? Jemi të gatshëm të garojmë edhe në janar

Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit, ka folur sot në lidhje me situatën e krijuar në Formula 1 pas rrezikut prej coronavirus. Sezoni 2020 në Formula 1 nuk ka nisur ende dhe situata është e paqartë edhe për të ardhmen.

Mjaft gara janë anulluar apo shtyrë dhe për momentin, gara e parë sezonale, duket ajo e 14 qershorit, në Kanada. Gjithsesi, asgjë nuk është ende e sigurt.

Ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se sezoni 2020 mund të mbyllet përtej 31 dhjetorit. “Ne jemi të gatshëm ta përfundojmë këtë sezon edhe në janar. I kemi dhënë Liberty liri totale për të vendosur për kalendarin. Në Australi ne nuk do të kishim garuar sido që të vendosnin ata”, tha Binotto.

Related posts

A DO LARGOHET VARANE? Zidane tregon të ardhmen e francezit

Delo.autor

INTER-REAL MADRID/ Sulmuesi Dzeko: Pres me padurim të përballem me “Los Blancos”, jemi gati

Delo.autor

U MBYLL DRITARJA E TRANSFERIMEVE/ Juventus ekipi më i shtrenjtë, ja si ndryshon pas merkatos së verës…

Delo.autor

Leave a Comment