Futboll Sport

KORONAVIRUSI GJUNJËZON PSG-NË/ Sheiku detyrohet ta “dorëzojë” Mbappe tek klubi i madh…

PSG e “shtyn” Mbappé drejt largimit nga kryeqyteti francez. Klubi kampion i Ligue 1 po negocion shumë me “peshat e rënda” (Thiago Silva, Neymar dhe Mbappé) për të ulur pagat e tyre dhe në këtë mënyrë të lehtësojë krizën serioze ekonomike, që rrjedh nga COVID-19. Nuk flitet për ndonjë “krasitje” të vogël, por për përgjysmin të asaj që përfitojnë. Nëse Real Madridi pritet ta ulë me 10%, ose 20% pagën e futbollistëve të vet (në varësi të faktit nëse do të luajnë përsëri apo jo për këtë sezon), PSG dëshiron t’ua reduktojë atë Mbappé dhe shokëvet të tij me të paktën 50%.

Sipas “Le Parisien”, një media mjaft e informuar për çka ndodh te PSG, negociatat po vazhdojnë dhe pagat e futbollistëve tashmë janë ngrirë. Nëse ky plan përmbushet, Mbappé do të shkojë nga 20.8 milionë euro, paga sezonale e tanishme, në 10.4 milionë euro. Dhe të mendosh se PSG është në përpjekje për të rinovuar me të… Klubi parizien vlerëson humbje prej më shumë se 300 milionë euro për shkak të “Coronavirus”.

Presidenti Al-Khelaifi ishte një nga të parët, që dha “dritën jeshile” në Ligue1 për të shkurtuar pagat e lojtarëve. Borderoja e pagave të skuadrës së tij është 371 milionë euro këtë sezon. Një shumë edhe më e madhe se ajo e Real Madridit (283 milionë euro). Paga jashtëzakonisht të larta të klubit francez, në pronësi të sheikut nga Katarit, janë ato të Neymar (37 milionë euro neto), Thiago Silva dhe Cavani.

Mbappé, ikona e shkëlqyer e së ardhmes së Francës, vjen pas tyre. Një situatë që e përforcon lidhjen midis Real Madridit dhe objektivit të tij më të madh në merkato. Me përgjysmimin e pagës, me siguri PSG po e shtyn atë drejt fanellës së bardhë.

Related posts

SERIE A/ E ardhmja e Gattusos në dyshim, varet nga kualifikimi në Europa League

Sadik.Autor

SHKËLQEN NË BUNDESLIGA/ Sulmuesi shqiptar mposht portierin me një goditje “magjike” (VIDEO)

Delo.autor

Conte: Ky është problemi më i madh i Chelsea-t këtë sezon

Sadik.Autor

Leave a Comment