Formula 1 Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Dy pista të Formula 1 nuk tërhiqen, por largojnë tifozët

Garat e Cmimit të Madh të Anglisë dhe Hungarisë në Formula 1 do të zhvillohen, por pa tifozë për shkak të coronavirus. Organizatorët e këtyre dy garave kanë marrë vendimin për të mos u ndalur, por për t’i zhvilluar rregullisht garat, sipas kalendarit.

Gara e Anglisë do të zhvillohet më 19 korrik, ndërsa ajo e Hungarisë më 2 gusht.

“Nuk ka qenë një vendim i lehtë, por duke parë situatën kemi vendosur ta zhvillojmë garën në kushtet maksimale të sigurisë së personave”, tha Stuart Pringle, drejtori i pistës britanike të Silverstone.

Gara e Anglisë pritet të zhvillohet pas dy garave radhazi që do të zhvillohen në pistën austriake të Spielberg, më 5 dhe 12 korrik.

Related posts

NGA LEO MESSI TEK CASEMIRO/ Ja 10 lojtarët që “frikësojnë” drejtuesit e klubeve për rinovimin e kontratës

Delo.autor

PERIUDHA MË E ERRËT NË KARRIERË/ Drama e Strinic: Kisha frikë se nuk do të kthehesha

Isa.Autor

Gonzalo Higuain: Kemi “vrarë” Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment