Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Dita kur e gjithë bota qau: 26 vjet nga vdekja e “Njeriut të Shiut” (FOTO+VIDEO)

Kanë kaluar 26 vjet nga vdekja e një prej pilotëve më të mirë që bota e Formula 1 ka parë ndonjëherë. Në 1 maj të vitit 1994 në moshën 34 vjeçare vdiq legjenda e Brazilit, Ayrton Sena, i cili u aksidentua gjatë një garë automobilistike në pistën e San Marinos.

Ishte ora 14 e 17 minuta kur Williams FW16 i Ayrton Senna-s u përplas në kthesën e Tamburello-s në Imola, duke  i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të kampionit brazilian.

Image

Senna po udhëtonte me një shpejtësi prej 309 km/h, kur doli nga rruga në kthesë dhe u përplas me forcë me një mur betoni.

Fillimi i majit në pistën e Imola-s do të mbahet mend si një nga fundjavat më të errëta dhe më të trishtuara në histori, jo vetëm për Formula Uno, por për sportin në përgjithësi.

Vetëm një ditë më parë piloti austriak Roland Ratzenberger, u vra në pothuajse të njëjtin vend, e njohur si kthesa e Tamburellos.

Senna, 3 herë fitues i kampionatit, ishte i njohur për stilin e tij agresiv të garimit.

Image

Related posts

PAS PRISHJES SË MARRËDHËNIES ME DE LAURENTIIS/ Shikoni si e “thumbon” sulmuesi Milik ish-presidentin e tij (FOTO)

Delo.autor

FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Trajneri Gega: Jam bashkuar me grupin që të jetoj punën në çdo moment, besoj se

Delo.autor

I ÇUDIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Pochettino: Kampionati francez po rivalizon… Premier League

Delo.autor

Leave a Comment