Futboll Premier League Sport

PRAPASKENA/ Kishte marrë ofertë nga Reali, si ylli i Liverpool refuzoi madrilenët pak muaj përpara finales

Ish-zëvendëstrajneri i Egjiptit ka zbuluar se Mohamed Salah ka marrë një ofertë nga Reali në vitin 2018, pak muaj përpara finales së Champions-it kundër tyre, por sulmuesi i Liverpulit e ka refuzuar atë.

“Kur unë punoja me Hektor Kuperin, ne kishim një grumbullim në Zvicër në mars 2018”, Hani Ramzi tregon për “OnTime Sports”.

“Unë isha duke folur me Salahun dhe ai më tha se Reali i kishte bërë një ofertë. Oferta ishte me të vërtetë e mirë, ai e diskutoi atë me mua dhe zotin Kuper dhe vendosi që të qëndronte me Liverpulin sepse ndihej rehat atje”.

Pak muaj më vonë, Salah luajti në finalen e Champions-it kundër tyre, e cila përfundoi me dëmtimin e tij të famshëm në shpatull nga Ramos.

salah

Related posts

FINALJA E KUPËS KUKËSI-TIRANA/ Caktohen gjyqtarët nga FIFA për këtë duel, ja kush gjykon

Delo.autor

“THUMBON” YLLIN E BARCELONËS/ Neymar: Çdo lojtar i madh duhet të luajë aty

Isa.Autor

REI MANAJ DEL NË ANKAND/ Një tjetër skuadër italiane kërkon shërbimet e sulmuesit të Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment