Basketball Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ U takua me tenistin Djokovic, ylli i NBA-së pozitiv me COVID-19

Basketbollisti serb Nikola Jokic, që luan me skuadrën e Denver Nuggets në NBA, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Shtatlarti serb ndodhet aktualisht në vendlindjen e tij, në Beograd dhe ditët e fundit ka qenë me tenistin Novak Djokovic, që dje doli pozitiv me koronavirus.

Dy yjet e sportit serb janë takuar disa herë mes tyre ditët e fundit dhe duket se kjo ka sjellë infektimin e lojtarit të NBA-së. Për pasojë, Jokic nuk mund të udhëtojë drejt Amerikës për të nisur grumbullimin me ekipin e tij.

Sipas ESPN, basketbollisti është asimptomatik, çka mund ta lejojë që të udhëtojë vetëm pas disa ditësh, me një avion privat dhe në kushte të rrepta sigurie. Lojtari aktualisht ndodhet në karantinë në shtëpinë e tij, izolim që do të vijojë edhe pasi të mbërrijë në Denver.

Related posts

MUNGOI NË SFIDËN NDAJ TIRANËS/ Plasin gjobat e kritikat te Laçi, një tjetër titullar mund të ketë fatin e Malotës

Delo.autor

SEKRETI I REZULTATEVE POZITIVE TEK REALI/ Ja çfarë bëjnë lojtarët para ndeshjeve

Delo.autor

“L’Equipe” zbulon lojtarin që CR7 kërkon tek Juventus

Isa.Autor

Leave a Comment