Futboll La Liga Sport

TRANSFERIMI TEK JUVENTUS DHE BETIMI PËR BARCELONËN/ Arthur flet për të parën herë!

Pak fjalë, por shumë mesazhe… Arthur Melo është futbollisti më i ri i Juventusit, edhe pse do të duhet që në fillim të mbyllë sezonin me fanelën e Barcelonas, klub nga i cili nuk do të kishte dashur të largohej por që për arsye bilanci u sakrifikua…

Mesfushori brazilian u shit për gati 82 mln euro te bardhezinjtë (përfshirë bonuset) duke firmosur për 5 vite me gati 6 mln euro rrogë me bonuse.

Barcelona make it official and sell Arthur Melo to Juventus

“Faleminderit Juventus për interesimin e madh për mua”, shkroi 23-vjeçari në Instagram. “Unë e di se do të shkoj në një klub të madh, shumë sfida na presin, për t’u kapërcyer së bashku. Tani jam përqendruar te e tashmja. Unë kam objektiva të rëndësishëm për të arritur me Barcelonën dhe do të vazhdoj deri në fund të sezonit, duke dhënë gjithçka për shokët e mi të skuadrës dhe të gjithë tifozët.

Faleminderit shumë për përkrahjen! Shihemi kundër Atletico Madrid”, ishin fjalët e mesfushorit brazilian.

Related posts

Uruguai eleminon Portugalinë/ Cavani çon Ronaldon me pushime (VIDEO)

Isa.Autor

ITALI-SPANJË/ Trajneri Mancini: Gjysmëfinale pa tifozë nga vendet tona, e papranueshme

Delo.autor

MURINJO I SHPALL LUFTË INTERIT/ Roma gati t’i “rrëmbejë” zikaltërve objektivin kryesor të merkatos

F.autor

Leave a Comment