Futboll Premier League Sport

PRAPASKENA/ Asnjë ofertë për Alcantarën, Liverpooli po punon me mesfushorin tjetër

Liverpooli po mendon për sezonin e ri dhe trajneri Jurgen Klopp kërkon të blindojë yjet e skuadrës. Një ndër emrat që krijoi shumë impakt këtë sezon është Georginio Wijnaldum. Mesfushori holandez ka dhuruar paraqitjet shumë të mira dhe ka zgjuar interesimin e shumë klubeve drejt tij.

“Redsat” nuk duan të rrezikojnë dhe po punojnë shumë që të rinovojnë zyrtarisht me të. Liverpooli ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me futbollistin sipas asaj që shkruaj Fabrizio Romano, megjithatë pritet që palët të zgjasin kontratën aktuale.

I njëjti burim bën me dije se deri më tani nuk ka asnjë ofertë konkrete për mesfushorin e Bayern Munchen, Thiago Alcantara. Bayerni nga krahu tjetër nuk dëshiron që të humbasë futbollistin për pak para, prandaj Liverpooli duhet të paguajë goxha para për ta blerë.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Partizani-Vllaznia në “Selman Stërmasi”. Rezultati 1-0

Delo.autor

VIDEO/ PSG po fiton ndaj Caen, Mbappe dyfishon shifrat

Q.Autor

LOJTARËT E LIRË/ Njihuni me “yjet” që mund të blidhen me 0 lekë në JANAR

Isa.Autor

Leave a Comment