Të tjera

Lojërat Olimpike Dimërore, Albin Tahiri shprehet i kënaqur me performancën

Skitari kosovar Albin Tahiri ka thënë të jetë i kënaqur me rezultatin e tij në garën e lëshimit me ski në Lojërat Olimpike Dimërorë 2018 në Korenë Jugore, përkundër se zuri vetëm vendin e 50-të të enjten në mëngjes.

Tahiri e përmbylli garën me një kohë prej 1:48.81, duke u radhitur i 50-ti nga totali i 57 garuese, raporton Express.

Në një postim në llogarinë e vet në Instagram, Tahiri ka shkruar se dha më të mirën nga vetja por s’mundi të rrëshqiste më shpejt.

Megjithatë, ai është i kënaqur pasi nuk bëri gabime më të mëdha.

“Bëra më të mirën sot, por thjesht nuk munda të arrija mjaft shpejtësi. Prapëseprapë i kënaqur, sepse nuk bëra gabime më të mëdha. Nesër super sllallom i madh”, ka shkruar Tahiri.

Kosovari do ta zhvillojë nesër garën e radhës, në disiplinën super sllallom të madh.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Rregullat e Olimpiadës: Shtëpi-stadium-shtëpi, me maska dhe jo tifozllëk

Delo.autor

MOTO GP/ Quartararo befason Marquez dhe Vinales në tentativën e fundit

Delo.autor

Roland Garros kundër Serena Williams, ftesë por jo garanci për short të lehtë

Sadik.Autor

Leave a Comment