Futboll Seria A Sport

DËSHTIM TOTAL/ Mrekullia e Ronaldos nuk mjafton, Juventus jashtë Champions

Juventusi nuk ia ka dalë! Pavarësisht fitores 2-1 ndaj Lyon në Torino, nuk ka mjaftuar që të kualifikohet, pasi goli i shënuar nga Depay me parabolën në 11-të metërsh ishte vrastar për ekipin e Sarrit, që në 45’ e dyta provoi në çdo formë të shënonte, por nuk gjeti rrjetën…

Dy herë Ronaldo (me penallti dhe gol spektakolar) përmbysi francezët dhe kishte plot minuta për të gjetur golin e kualifikimit, por ai nuk erdhi. Skuadra e Maurizio Sarrit e mbyll sezonin vetëm me fitimin e titullit, duke humbur finale e Kupës, finalen e Superkupës dhe duke u larguar nga Champions që në fazën e 1/16-ve…

Lyon, 5 muaj pa futboll, arrin të kualifikohet në fazën finale, që do të luhet në Lisbonë.

Related posts

MBI TË ARDHMEN E YLLIT EGJIPTIAN/ Trajneri Klopp: Salah është më shumë se një golashënues, shpresoj që…

Delo.autor

“INTER ËSHTË NJË KLUB I MADH I ITALISË”/ Legjenda Eto’o: Nuk ka më trajnerë si ai

Delo.autor

ËSHTË I HUAZUAR NGA PARTIZANI/ Ja kur do të prezantohet Jasir Asani tek klubi i ri në Suedi

Delo.autor

Leave a Comment