Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Ferrari në kaos, Leclerc në Barcelonë zhvilloi dy xhiro pa rripin e sigurisë

Gara e fundit e Formula 1 në Barcelonë jo vetëm konfirmoi vështirësitë që makina Ferrari ka këtë sezon, por tregoi se situata në njëvendëshen italiane është vërtet kaotike. Piloti monogask Charles Leclerc u tërhoq nga gara në xhiron e 37-të, për shkak të problemeve elektrike.

Gjithsesi, duke analizuar ngjarjen, drejtuesit e “kokëkuqes” kanë evidentuar edhe një gabim tjetër. Leclerc ka zhvilluar dy xhirot e fundit në pistë pa vendosur rripat e sigurisë. Një gafë e madhe, kur mendon se pilotohet në pistë me një shpejtësi deri në 300km/orë.

Por si ndodhi kjo?

“Kur m’u fik makina, unë provova të ndez motorin, por pa sukses. Kështu që hoqa rripat e sigurisë dhe po përgatitesha të dilja nga makina. Skuadra më kërkoi ta provoja edhe një herë dhe makina u ndez. Unë u riktheva në pistë me makinën pa lidhur rripat e sigurisë që kisha hequr, duke bërë dy xhiro deri në momentin që vendosëm të tërhiqesha përfundimisht”, tha Leclerc.

Related posts

BEFASIA TEK COPA AMERICA/ Dhuruan 4 gola, Japonia ndal Uruguain (VIDEO)

Delo.autor

MBROJTËSI I LUMTUR TE BARCELONA/ Pritet rinovimi i kontratës

F.autor

Rrëfehet Anthony Joshua: Ja dhurata që pres për Krishtlindje

Delo.autor

Leave a Comment