Futboll Seria A Sport

INTER NUK E RIKTHEN MBRAPSHT/ Sulmuesi i ri mbetet te rivalët e italianëve

Interi nuk ka ndërmend të rikthejë sulmuesin Andrea Pinamonti në “San Siro”. Zikaltrit nuk kanë përdorur opisionin e tyre për ta riblerë të riun.

21-vjeçari u ble nga Genoa për 19.5 milionë euro dhe plani ishte që Interi ta blinte mbrapsht për 30 milionë euro. FCInterNews.it shkruan se zikaltërit i kanë komunikuar Genoas se nuk do të përdorin klauzolën e riblerjes së lojtarit.

Pinamonti konsiderohej si një nga zbulimet më të mëdha të Interit në vite dhe e huazuan për të fituar eksperiencë në sezonin 2018-19. Trajneri Antonio Conte vendosi të mos e rikthejë, ndërsa trajneri i ri i Genoas, Rolando Maran nuk e do në ekip po ashtu. Pinamonti shënoi 7 gola dhe dhuroi 3 asiste në 34 ndeshje për Genoan në sezonin e fundit.

Related posts

BRAKTISËN FAMILJEN DHE PUNËN/ TIFOZËT bëjnë 18 orë TRANZIT për Superclasicon

Isa.Autor

MERKATO E ÇMENDUR” E VERËS/ Chelsea ofron 103 milionë euro për bomberin Lulkaku, ja vendimi që merr Inter…

Delo.autor

KAOS NË PARIS/ Autobuzi i Liverpulit bllokohet nga trafiku i rënduar, të Kuqtë me vonesë në stadiumin e finales së Champions League

F.autor

Leave a Comment