Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Hamilton në “pole position” në Mugello, i dyti Bottas. Leclerc siguron vendin e pestë

Cirkuit i ri, zakone të vjetra.

Lewis Hamilton ka siguruar pole position-in e 95-të të karrierës në Çmimin e Madh të Toskanës, në cirkuitin e Mugello-s.

Piloti anglez nuk njeh kufij dhe vazhdon të koleksionojë rekorde. Janë 28 pistat në të cilat ish-piloti i McLaren ka marrë vendin e parë në provat kualifikuese, numra që e japin më mirë idenë e madhështisë së pilotit. Radha e parë kompletohet nga Valtteri Bottas.

Ka arritur të marrë maksimumin Charles Leclerc, i cili ka arritur të sigurojë vendin e pestë, një arritje e vërtetë duke parë gjendjen në të cilën ndodhet Ferrari.

I pakënaqur Vettel, që nuk ka arritur të kualifikohet as për Q3: “E dija se ishte e vështirë Q3. Nuk po arrij t’i jap mirë makinës. Kemi bërë një tjetër hap, nesër do të jetë një garë e vështirë dhe do të bëjmë të pamundurën. Nuk kemi garuar kurrë këtu , është e vështirë të bësh parashikime. Të shohim si do të shkojë”.

Related posts

E BUJSHME/ Arsenal transferon yllin e Chelsea, pritet vetëm zyrtarizimi

F.autor

Efekti “RONALDO”/ Kompania e famshme bëhet sponsor i JUVENTUSIT (FOTO)

Isa.Autor

Deschamps: Ishte një ndeshje ndërlikuar, mund të bëjmë shumë më mirë

Sadik.Autor

Leave a Comment