Formula 1 Sport

BARAZON LEGJENDËN GJERMANE TË F1/ Hamilton: Dikur luaja duke përdorur emrin Schumacher, sot barazoj rekordet e tij

“Jam krenar për gjithçka kam arritur në karrierën time, që barazova rekordin e një legjende si Michael Schumacher. Dikur luaja duke përdorur atë si pilot, nuk kisha menduar kurrë se një ditë do të arrija shifrat e tij”, tha Lewis Hamilton.

Piloti britanik, në garën e zhvilluar në pistën e Nurburgring (Gjremani), arriti fitoren nr.91 në karrierën e tij, duke barazuar legjendën gjermane të Formula 1.

Në një postim në rrjetet sociale, Hamilton më tej thotë: “Një rekord i pabesueshëm, një nder i jashtëzakonshëm. E kuptova që kisha arritur diçka të madhe vetëm kur kalova vijën e finishit. Gjithçka falë meritës së skuadrës, që vazhdon të më japë një makinë kampione”.

“Ndihem sikur jam në qiellin e shtatë për këtë triumf, për këtë arritje. Nuk ka qenë asnjëherë e lehtë”, tha Lewis Hamilton, që mund të korrë edhe titullin e shtatë kampion bote në Formula 1 këtë sezon.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Bylis-Kukësi, nis pjesa e dytë. Rezultati 1-1

Delo.autor

FIFA I DHA TË DREJTË LOJTARIT/ Skënderbeu padit në KAS mesfushorin Shqiprim Taipi

Delo.autor

AVIONI PËSON DEFEKT/ Real Madrid detyrohet të ndryshojë planin e udhëtimit pak orë para ndeshjes së parë

Delo.autor

Leave a Comment