Basketball Sport

U SHPALLËN NJË JAVË MË PARË KAMPIONË TË NBA/ Lakers nisin përforcimin e skuadrës, pranë akordit me ish-MVP

Skuadra e Los Anxhelos Lakers, e shpallur kampione e NBA-së një javë më parë, është pranë nënshkrimit me ish-lojtarin e shpallur MVP në vitin 2011, Derrick Rose.

Rose ka luajtur sezonin e fundit me Detroit Pistons, por duket se do të largohet, pasi ky ekip është në kërkim të elementëve të rinj. Ndërsa vetë Rose, tashmë 32 vjeç, është në kërkim të një aventure të re.

Ndoshta Rose nuk do të jetë titullar me Lakers, por përvoja e tij dhe një element i rëndësishëm si ai në stol do të ishte një përforcim me shumë vlera.

Sipas mediave amerikane, palët janë pranë marrëveshjes. Edhe një vit më parë u përfol për këtë transferim, por nuk u konkretizua. Nuk dihet ende nëse në këtë transferim do të përfshihen edhe lojtarë të tjerë.

Related posts

“ÇDO FITORE NA JEP SIGURI”/ Etrit Berisha në prag sfide ndaj Kazakistanit: Besoj se këto dy ndeshje do ti fitojmë

Delo.autor

Hazard nuk vjen në Londër sipas planit, shtyn rikthimin në stërvitje tek Chelsea

Isa.Autor

RRËFEN DEBUTIMIN E ÇUDITSHËM NDAJ JUVENTUS/ Trajneri i ri i Dinamos: Deri atëherë kisha luajtur vetëm me figurat Panini të Kabrinit

Delo.autor

Leave a Comment