Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Ekipi i Guardiolës mposht Porto-n me përmbysje, Olympiacos feston në fund

Manchester City ka mundur 3-1 Porto-n në kavën e parë të Grupit C të Champions League.

Ndeshja e luajtur në Etihad Stadium nuk ka nisur mirë për skuadrën e Pep Guardiola-s, që ka kaluar në disavantazh pas 14 minutave lojë pas një goli të mrekullueshëm të Luis Diaz.

Gjithsesi, reagimi i anglezëve ka qenë pothuajse i menjëhershëm me Aguero-n që ka barazuar ndeshjen me penallti në minutën e 21-të. Përmbysja ka ardhur në pjesën e dytë, kur Gundogan ka kaluar në avantazh Qytetarët me një goditje dënimi magjike para se Torres të fiksonte shifrat në 3-1 në minutën e 73-të.

Në krye të grupit bashkë me City-n është edhe Olympiacos, që mbrëmjen e sotme ka mundur 1-0 Marseille falë një goli të Koka-s në minutën e 91-të.

Related posts

“KY ËSHTË SEKRETI I NAPOLIT”/ Mario Rui: Duam të një fund të ndryshëm nga ai i 2018-ës

Delo.autor

LeBron James SPEKTAKOLAR/ Boston – Cavs barazojnë gjithçka, takimi 7-të vendos verdiktin përfundimtar 

Sadik.Autor

“E KAM BLERË KUR KAM ARDHUR TEK PSG”/ Marquinhos ka një makinë ëndrrash, por preferon të lëvizë me taksi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment