Futboll Premier League Sport

“CHAMPIONS ËSHTË OBJEKTIVI QË DUAM”/ Klopp kthehet të flasë për Van Dijk: Sikur edhe klubet e tjera…

Konferencë për shtyp para Midtjylland për Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit i cili në ndeshjen e parë mundi Ajax 1-0 në Amsterdam.

Një ndeshje ku nuk do të ketë, përveç Van Dijk, edhe Matip, Thiago dhe Keita.

“Nuk mendoj se do t’i rikuperoj”, tha Klopp. Skuadra daneze vjen pas humbjes  kundër Atalanta, por megjithatë Midtjylland mbetet një sfidë ambicioze dhe hirushe e bukur.

Një merkato e studiuar, analiza e të dhënave, projekti dhe durim! Një histori që gjermani “e di shumë mirë, është një projekt interesant”.

“Champions është objektivi që duam, do të shohim sa larg do të shkojmë. Nuk ka garanci por vetëm mundësi, do të përpiqemi t’i arrijmë ato plotësisht”.

Rreth Van Dijk, që ka mbyllur sezonin, Klopp tha: “Çdo skuadër do të ndjente humbjen ose mungesën e më të mirit në botë. Ne duhet të ndërtojmë një formacion të ri, më vjen keq edhe për Matip. Fabinho, Trent, Robinson: ata të gjithë luajnë atje edhe pse do t’i duhet kohë për t’u përshtatur me rolin dhe për ta bërë atë së bashku”.

Related posts

​ROMA – SASSUOLO/ Derbi i skuadrave në mesin e renditjes (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Piero Ausilio në rolin drejtues te Sevillas

Sadik.Autor

“GODITJE” e madhe për Milanin, UEFA e DETYRON klubin italian ta bëjë edhe këtë

Isa.Autor

Leave a Comment