Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Fajtor për aksidentin, penalitet për Leclerc për garën e radhës. Ja dënimet që merr…

Piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc është konsideruar fajtor për aksidentin që ndodhi në kthesën nr.4 në garën e fundit të Formula 1, zhvilluar në pistën e Sakhir, në Bahrein. Nga ai aksident e pësoi keq edhe holandezi i Red Bull, Max Verstappen dhe të dy pilotët dolën jashtë piste, duke dëmtuar makinat e tyre.

Pas hetimit, komisarët e pistës vendosën që Leclerc të dënohet me 3 pozicione në startin e garës së radhës, atë që zhvillohet pas 10 ditës në Abu Dhabi. Sipas tyre, piloti i Ferrari frenoi me vonesë dhe ishte shkaktar i aksidentit. Përvec kësaj, pilotit të “kokëkuqes” iu hoqën edhe 2 pikë nga patenta.

Related posts

E PAPRITUR TEK PARTIZANI/ Sulmuesi mbyll aventurën me “demat” para ndeshjes me Vllazninë

Delo.autor

MË TË SHTRENJTËT NË BOTË/ CIES përpilon listën. Haaland “mbretëron” në krye, bie ndjeshëm Mbappe

F.autor

ZBULON PLANET ME ROMËN/ Mourinho: Ja pse jam një trajner më i mirë se në kohën e Inter-it

Delo.autor

Leave a Comment