Boks Sport

TRIUMFI I 24-T NË KARRIERËN E TIJ/ Joshua mbron titujt kampionë, mposht Pulev me “KO” në raundin e 9-të (VIDEO)

Boksieri britanik Anthony Joshua mbrojti titujt kampionë bote në peshën e rëndë, kategoritë IBF, WBA dhe WBO, pas triumfit me KO në raundin e 9-të ndaj rivalit bullgar Kubrat Pulev. Kjo sfidë u zhvillua në prani të 1000 fansave në stadiumin “O2 Arena” të Londrës.

Për Joshua ky është triumfi i 24-t në karrierën e tij, ku ka edhe një humbje, ndërsa për Pulev kjo ishte humbja e dytë në karrierë (ka edhe 28 fitore). Një sfidë e fortëdhe mjaft tërheqëse, por e dominuar nga boksieri britanik, që ishte më superior në ring.

Dy raundet e para ishin të mërzitshme, por në të tretin Joshua “zgjohet” dhe arrin të dominojë, duke hedhur në tapet rivalin bullgar. Raundet që e pasojnë janë më të ekuilibruar, me Joshua që administron epërsinë dhe është më agresiv se Pulev, që godet hera-herës.

Bullgari duket se rimerr veten në raundet 7-8, por Joshua rikthehet të dominojë në ring dhe në raundin e 9-të hedh sërish Pulev dy herë në tapet. Ai nuk ngrihet dot më dhe britaniku nis festën, duke triumfuar me KO dhe mbron titujt kampionë.

Këtë sfidë e ndoqi nga afër ikona e ringut Floyd Mayweather, me të cilin Joshua u përshëndet menjëherë pasi fitoi duelin.

Related posts

PREMTOI SE NUK DO TË DREJTONTE KURRË TOTTENHAM/ Ja 10 gjërat që nuk i dini për rikthimin e Mourinhos në Premier

Delo.autor

DEKLARATA E PABESUESHME E TRAJNERIT/ Tuchel: Nuk fitohet kundër Bayernit me…

Delo.autor

SUAREZ FLET NË STACION RADIOFONIK/ Barça duhet të gjejë një tjetër ‘9’

Isa.Autor

Leave a Comment