Futboll Premier League Sport

“PARA DY VITESH…”/ Liverpool dhe Shaqiri kujtojnë dy golat ndaj Manchester United që shkarkuan Mourinho-n (VIDEO)

Xherdan Shaqiri dhe Liverpooli i kanë kujtuar dy golat e anësorit shqiptar kundër Manchester Unitedit në dhjetor të vitit 2018, të cilat për pasojë e kishin shkarkimin e Jose Mourinhos nga posti i trajnerit të rivalit të përbetuar.

Anësori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Shaqiri kishte shënuar dy herë brenda shtatë minutave pak pasi ishte futur në lojë nga banka rezervë, duke iu ndihmuar të kuqve ta mposhtin 3:1 Unitedit në një ndeshje të Premierligës në Anfield para dy vjetëve.

Golat e Shaqirit kishin një rëndësi të madhe, të paktën për ta ardhmen e Unitedit atë botë, pasi ajo disfatë çoi në shkarkimin Jose Mourinhos nga posti i trajnerit.

Portugezi u zëvendësua nga Ole Gunnar Solskjaer dhe United përfundoi në vendin e gjashtë, ndërsa Liverpooli si në vendin e dytë në Premierligë atë sezon.

Liverpooli i kujtoi ato dy gola në rrjetet sociale me një video me mbishkrimin: “Në këtë ditë para dy vjetëve, Shaqiri i shënoi dy gola të vonshëm për të na i siguruar tri pikët e plota kundër Man United”.

Pak më vonë, Shaqiri e shpërndau postimin e klubit të vet, të cilit ia bashkëngjiti dy emoji dashurie.

Related posts

ZYRTARIZOHET TEK “ZONJA E VJETËR”/ Rabiot zgjedh numrin e fanellës: Juventus një hap mbi PSG-në… (FOTO)

Delo.autor

E ARDHMJA NË UDHËKRYQ/ Italianët “mëshirojnë” AJETIN, duan t’i gjejnë ekip me…

Isa.Autor

Arsene Wenger gjen sulmuesin e humbur!

Sadik.Autor

Leave a Comment