Mesfushori shqiptar, Eduart Rroca, i cili aktivizohet në Ligën e Parë turke me skuadrën e Istanbulsporit, është bërë protagonist ditën e sotme duke shënuar një gol në sfidën ndaj Altinordu e vlefshme për javën e 27-të të Ligë së Parë turke.
27 vjeçari u tregua gjakftohtë në zonë në rastin e shënimit duke arritur të ngushtojë perkohësisht diferencat pasi skuadra mike po fitonte në avantazh të dy golave. Në fushë për vendasit ishte dhe sulmuesi i krahut shqiptari tjetër Kristal Abazaj, i cili u zëvendësua në minutën e 58’ pa mundur të lerë gjurmë.
Ekipi i shqiptarëve e humbi ndeshjen me rezultatin 2-1 dhe e sheh veten në vendin e 6-të ne kampionat, vend ky që u siguron një vend në fazën e playoff për tu ngjitur në Superligën turke.