Futboll Kategoria Superiore Sport

FOTOLAJM/ Me ngjyra të ndryshme, e veçanta e lojtarit të Partizanit në stërvitje

Mesfushori brazilian i Partizanit, Kordeiro Melo, duket se nuk po e humb vendin e tij të titullarit, pavarësisht ardhjes së Ferhan Hasanit, Stenio Zhuniorit, si dhe rikthimit të Eraldo Çinarit.

Edhe pse kishte një problem me trajnerin Daja në fillim të sezonit, gjithçka duket e lënë pas dhe Melo po jep kontributin e tij në të majtë të sulmit. Ai njihet si një futbollist supersticioz dhe që beson në disa besëtytni.

Para çdo ndeshjeje, mesfushori kryen lutjen e tij të zakonshme, si dhe ka një “fiksim” me atletet. Në seancat stërvitore, Melo shihet me atletet “Puma”, që janë me dy ngjyra të ndryshme. Ky lloj i “Puma”-s ishte shumë në modë në sezonet 2015 dhe 2016, kur i mbanin të veshura disa futbollistë shumë të njohur. Duket se Melo po i rikthen në modë këto atlete.

Related posts

MBËSHTET SHOKUN E SKUADRËS/ Gundogan: E di dhe e ndjej lëndimin për fyerjet racore, por duhet të…

Isa.Autor

Kukësi/ Shameti: Nuk bëmë lojën e duhur, kundërshtari i lehtë vetëm në letër

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ RAPID WIENËS/ Lautaro Martinez: Kemi gjetur fitoren në një fushë të vështirë, jam gati të…

Delo.autor

Leave a Comment