Futboll Sport

PËSOI ATAK KARDIAK NË FUSHË/ Ja momenti kur mjekët i bëjnë masazh kardiak mesfushorit Eriksen (VIDEO)

Një incident trishtues u regjistrua në minutën e 42-të  në ndeshjen e grupit B të Kampionatit Europian mes Danimarkës dhe Finlandës.

Mesfushori danez, Kristian Eriksen humbi ndjenjat në fushë, pas një kolapsi kardiak. Futbollisti ishte duke ecur teksa u rrëzua në fushë, Pas këtij momenti, gjyqtari sinjalizoi që mjekët të futeshin në fushë.

Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën deçizive, që e riktheu në jetë futbollistin e Interit.

Pas masazhit kardiak të mjekëve që zgjati disa minuta, futbollisti arriti të merrte veten, duke dalë nga rreziku për jetën, teksa së fundmi është raportuar se gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.

Related posts

“KAM PËRGJEGJËSI TË MËDHA”/ Pochettino: Jemi si “Big Brother”, ja çfarë do të ndodhë me Mbappe

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ MARTINEZ: Falë ICARDIT, gjithçka më e lehtë për mua

Isa.Autor

NJË DITË DHE NJË ORAR/ Kalendari i dy javëve të mbetura në Kategorinë e Parë

F.autor

Leave a Comment