Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Pejiç bën goditjen e parë, Kukësi firmos me një sulmues kroat…

Kukësi bën afrimin e tretë në merkaton e verës.

Pas mesfushorit Ardit Hila dhe sulmuesit Klejdi Daci, “Panorama Sport” zbulon se sot klubi verilindor ka firmosur me kroatin Edi Basa.

Bëhet fjalë për një sulmues 27-vjeçar, i cili luan nga krahët dhe në qendër të këtij reparti.

Së fundmi ka qenë pjesë e Superligës maqedonase me Borec Velezh. Në të kaluarën Basa ka luajtur me klube si Istra dhe Cibalia në Kroaci, por edhe FC Koper në Slloveni.

Mësohet se afrimi i tij është një zgjedhje ekskluzive e drejtorit kroat të Kukësit, Pero Pejiç.

Related posts

SUPERLIGA/ Java e 15-të nis me surpriza, Bylis mposht 1-0 Vllazninë në Ballsh! Të diel spikat derbi Tirana – Partizani

F.autor

STATISTIKAT/ Nga prezenca tek golat, ja rekordet e Premier Ligës

Delo.autor

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ/ Sarri tregon: Ibra solli djaloshin të kërkojë falje. Imobile? Ju nuk jeni normal

Delo.autor

Leave a Comment