Boks Sport Të tjera

PAS NJË TESTI ANTI-COVID/ Tyson Fury del negativ, sfida me Wilder do të zhvillohet më 9 tetor

Tyson Fury ka dalë negativ pas një testi anti-Covid të kryer sot, duke u shëruar pas infektimit të 10 ditëve më parë. Tashmë ai është deklaruar i aftë për të dueluar me Deontay Wilder, sfidë që do të zhvillohet më 9 tetor në Las Vegas (Amerikë).

Mediat amerikane konfirmojnë lajmin se Fury, 30 fitore e 1 barazim në karrierën e tij, ka kaluar koronavirus dhe tashmë mund të rinisë stërvitjen. Pritet që ai të rikthehet për stërvitje në Britaninë e Madhe, pas qëndrimit në karantinë ditët e fundit.

Sfida mes Fury dhe Wilder, e planifikuar për më 24 korrik, u anullua dhe tashmë është vendosur që triologjia të zhvillohet më 9 tetor. “Fury nuk ka qenë në gjendje të stërvitet për disa ditë pas infektimit, por tani mund të rikthehet në palestër”, shkruajnë mediat amerikane.

Related posts

AHMETAJ nxjerr “blof” klubet shqiptare, zbulon pagat formale: Alban Hoxha 100 mijë lekë, Ze MARIA…

Isa.Autor

BARCELONA PRANË AKORDIT/ Ja “mrekullia” 200 milionëshe që duhet të bëjë Laporta për Messi-n…

Delo.autor

ÇEREK SHEKULLI NGA TRAGJEDIA NË FORMULA 1/ Ja si humbi jetën i madhi Ayrton Sena (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment