Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Leclerc zhgënjyer: Më iku fitorja nga duart për 2 xhiro

Piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc, ende nuk e ka kaluar zhgënjimin e garës së fundit të Formula 1 të zhvilluar në Silverstone, ku ai u klasifikua i dyti. Ferraristi e udhëhoqi garën për 50 xhiro, por u parakalua nga Lewis Hamilton me Mercedes dy xhiro nga fundi.

“Të humbasësh një garë dy xhiro nga fundi të dhemb, pasi fitorja ishte shumë pranë. Natyrisht që nga kjo garë morëm shumë gjëra pozitive, por doja të fitoja. Makina e Hamilton ishte më e shpejtë se e imja me gomat e forta, ndërsa me gomat e mesme ne ishim më mirë”, tha Leclerc.

Duke folur për Ferrarin, piloti i “kokëkuqes” shton: “Mendoj se kjo ka qenë makina Ferrari më e mirë që nga Montekarlo. Kjo tregon se po punojmë mirë edhe pse kemi nevojë ta kuptojmë më shumë këtë makinë”.

Related posts

E KRYER/ Leverkusen gjen pasuesin e Havertz. Schick transferohet te “aspirinat”, ja sa fiton Roma

Delo.autor

FORMULA 1/ Kampioni i botës: Do të garoj deri në vitin 2024

Delo.autor

KAMPION I MADH/ A do të luajë MESSI ndaj INTERIT? Shikoni çfarë bën ai në stërvitje…

Isa.Autor

Leave a Comment