Sport Të tjera

“E ASHTUQUAJTURA KOSOVË”/ Medalja e Artë e Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike “ÇMEND” mediat serbe

Medalja e Artë e Distria Krasniqit në Tokio mezi është kapërdirë në Serbi. Pjesa më e madhe e mediave e anashkaluan si lajm, megjithëse gjatë të gjithë kohës kanë raportuar lajmet për atletët serbë pjesëmarrës në disiplinën e xhudos në Olimpiadë.

Ato pak media që e pasqyruan e nxorrën me tituj si ai i televizionit “B92”, që në faqen e vet në internet shkruan “E ashtuquajtura Kosovë fiton Medalje të Artë në Tokio”.

Media serbe i referohej fitores së Distria Krasniqit dhe pasi përshkruan rrugëtimin e sportistes kosovare drejt medaljes së artë thotë se atletja nga “e vetëshpallura Republikë” bëhet e dyta që fiton këtë medalje pas Majlinda Kelmendit që bëri të njëjtën gjë në lojërat olimpike të 2016-s në Rio.

Distria Krasniqi mposhti në finale japonezen Funa Tonaki, ndërsa më herët fitoi ndaj mongolezez Urantsetseg Mkbat, Hao-Chen Lin nga Tajvani dhe brazilianen Gabriela Chibana.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Arrihet marrëveshja, Dortmund huazon SUPER sulmuesin e BARÇËS

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Vendos goli i Giroud, Chelsea mposht Liverpool dhe hap garën për në Champions…

Sadik.Autor

POLEMIKAT PËR LARGIMIN E 23-VJEÇARIT GJERMAN/ Guardiola konfirmon: E duam në ekip, s’ka asnjë shans të…

Delo.autor

Leave a Comment