Formula 1 Sport Të tjera

E PABESUESHME NË MONZA/ Kontakt mes Hamilton e Verstappen, mbyllin para kohe garën (VIDEO)

E pabesueshmja ka ndodhur pak minuta më parë në pistën e Monza, ku po zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1. Një kontakt mes Lewis Hamilton (Mercedes) e Max Verstappen (Red Bull) ndodhi në xhiron e 26-të, pikërisht në mesin e garës.

Piloti britanik sapo doli nga bosket ku ndërroi gomat dhe po mbante anën e brendshme të pistës para kthesës dyshe. Nga vija e drejtë po vinte me shpejtësi Verstappen dhe asnjë nga pilotët nuk hapi krahun, duke përfunduar kështu në kontakt dhe mbyllën para kohë garën.

Aksidenti ka qenë i rrezikshëm, pasi makina e Verstappen ka përfunduar sipër asaj të Hamilton, që u mbrojt nga sistemi “halo”. Makina e sigurisë ka hyrë në pistë dhe ka nisur një hetim i komisarëve, ndërkohë që gara kryesohet nga Daniel Ricciardo me McLaren.

Related posts

GOLI “FANTAZËM” I CR7 NDAJ SERBISË/ Arbitri: I kërkova falje Ronaldos, kur e pashë rastin në dhomat e zhveshjes…

Delo.autor

ZIDANE “ZHVIRGJËROHET” NGA PEP GUARDIOLA/ Eliminimi i parë në Champions si trajner

Delo.autor

FESTIMI QË KA “PUSHTUAR” TË GJITHË BOTËN/ Ronaldo zbulon: Ja si lindi SIUUU (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment