Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Në Angli kërkojnë të përsëritet historia, skuadra e Premier gati të ulë në stol… Ranierin

Të gjithë e mbajmë mend çmendurinë e madhe që bëri trajneri italian Klaudio Ranieri në vitin 2016 me skuadrën e Lestërit duke fituar Premier Ligën krah emrave si Mançester Junajtid, Siti, Çelsi e Liverpul.

Por me shumë gjasa, Ranieri do të rikthehet sërish në Premier Ligë, por jo tek Lestër Siti. Sipas “Sky Sport”, Ranieri është afër një marrëveshje dy vjeçare me skuadrën e Uatfordit në Premier Ligës.

Uatfordi shkarkoi trajneri Xisco Munoz mëngjesin e sotëm pas startit të keq në kampionat ku në 7 ndeshje arriti të grumbullojë vetëm 7 pikë. 69-vjeçari aktualisht është pa punë që pas largimit nga stoli i Sampdorias këtë verë dhe ishte në kërkim të një aventure të re.

E vështirë të përsëritet dhe një herë historia, por dhe në vitin 2016 askush nuk mund ta imagjinonte atë që Ranieri bëri me Lestërin në Premier Ligë.

Related posts

“BOMBA E ICARDIT”/ Wanda NARA e “gdhinë” në palestër për t’u bërë pjesë e… (FOTO)

Isa.Autor

EKSKLUZIVE/ NIKAJ: Ju tregoj ngatrrestarët tek Vllaznia. Kastrioti me Nicën ia del. Panucci duhej…

Isa.Autor

LA LIGA/ Barcelona përballet me Villarreal, Messi pritet të luajë si titullar

Delo.autor

Leave a Comment