Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Hamilton paralajmëron Verstappen: S’është i pari që kërkon të më rrëzojë

Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, në prag të garës së Turqisë i ka dërguar një mesazh rivalit të tij për titull, Max Verstappen. Piloti britanik i Mercedes i ka kujtuar rivalit holandez të Red Bull se është mësuar me të tilla duele për titull dhe se nuk i trembet sfidës së radhës.

“Max nuk është piloti i parë me të cilin përballem për titull gjatë një botërori. Gjithnjë të tjerët më kanë vënë në shënjestër, që kur kam qenë i ri. E kam patur numri 1 të stampuar në makinën time edhe para se të mbërrija në Formula 1”, shprehet Hamilton.

“I kam kaluar edhe më parë të tilla situata në Formula 1, që nga Fernando Alonso, Sebastian Vettel, Nico Rosberg e të tjerë. Ka pilotë që në një moment të konkurrimit gabojnë, ka nga ata që kontrollojnë veten. E rëndësishme është që ky konkurrim të bëhet në siguri, pa vënë në rrezik jetën”, u shpreh Hamilton.

Related posts

MERKATOJA E SUPERIORES/ Nga Teuta tek Dinamo, ja të gjitha lëvizjet e deritanishme në 10 klube…

Delo.autor

ISH-TRAJNERI I “DJAJVE TË KUQ”/ Mourinho: Gjithçka nisi në 2004, kur të dy donin të më…

Delo.autor

MESFUSHORI GRECA FITON GJYQIN/ Ja klubi rrezikon bllokim të merkatos dhe përjashtim nga kampionati…

Delo.autor

Leave a Comment