Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Mercedes s’jep garanci, modifikime e penalitete të tjera për pilotin Hamilton

Drejtuesit e Mercedes, kanë bërë me dije sot se mund të adaptojnë të tjera modifikime te makina e Lewis Hamilton, çka mund të sjellë të tjera penalitete për pilotin britanik. Në garën e fundit në Turqi, te njëvendëshja e pilotit britanik pati disa modifikime të pjesshme në motorin e tij, çka sollën edhe një penalizim me 10 pozicione.

Kjo situatë mund të verifikohet edhe në garat e mbetura. “Modifikimet që bëmë nuk ishte një lëvizje taktike, por pamë se disa parametra që vinin nga motori nuk ishin efiçentë dhe mund të sillnin prishje të tij gjatë garës”, tha Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes.

“Modifikimet që bëmë në Turqi mund të zgjasin deri në fund të sezonit, por mund të aplikojmë disa modifikime të tjera edhe në garat që vijnë. Pra, mund të montojmë një ICE të ri. Kjo është një çështje që do ta vlerësojmë gjatë rrugës”, tha Wolff.

Related posts

TIPIK SHQIPTAR/ Granit XHAKA tregon anën njerëzore: Nuk e harroj JULIANIN që vuan nga…

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Trajneri Crespo: Juventus-Chelsea, një sfidë e paparashikueshme

Delo.autor

AKUZA TË RËNDA NDAJ ZIDANE/ Ish-futbollisti i Francës: Merrte substanca që nuk lejoheshin. Ja çfarë pinim pas stërvitjes

Delo.autor

Leave a Comment