Basketball Sport Të tjera

NBA/ Nuk pranon të vaksinohet, skuadra merr vendimin ekstrem për basketbollistin Irving

Basketbollisti Kyrie Irving, një nga yjet e NBA-së, nuk do të jetë pjesë e ekipit të Brooklyn Nets. Ky vendim është provizor, të paktën deri në një moment kur aim und të aktivizohet me kohë të plotë nga ekipi i Nets.

Siç dihet, lojtari nuk pranon të kryejë vaksinën anti-Covid dhe, për pasojë, ai rrezikon të mos luajë në gjysmën e ndeshjeve të sezonit të rregullt. Irving nuk mund të luajë në ndeshjet që Brooklyn Nets do të zhvillojë në fushën e tij.

Kjo, për faktin se në Nju Jork është i detyrueshëm vaksinimi për të marrë pjesë në evente sportive. “Kyrie ka marrë një vendim personal dhe ne e respektojmë atë. Por kjo zgjedhje e pengon të jetë një anëtar me kohë të plotë dhe ne nuk duam lojtarë part-time”, thuhet në komunikatën e Nets.

Related posts

INTER SYNON PËRFORCIME/ Presidenti Zhang jep OK e tij për blerjen e parë të dimrit

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas 15 minutash lojë, Talenti Bellingham ndëshkon Manchester City-n me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

GËNJESHTRA e mëngjesit nga serbët/ Ja çfarë po i bën Zvicra dyshes Shaqiri e Xhaka

Isa.Autor

Leave a Comment