Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Perez: Verstappen s’ka pika të dobta, do ta ndihmoj të shpallet kampion

Piloti meksikan i Red Bull, Sergio Perez, ka deklaruar se atë që bëri në garën e fundit në Turqi, kur mbajti pas Lewis Hamilton me Mercedes, do ta bëjë gjithnjë këtë sezon, për t’i dhënë mundësi shokut të tij të skuadrës Max Verstappen të shpallet kampion bote në Formula 1.

“Mendoj se deri më tani, Max e ka merituar kryesimin dhe të drejtën të shpallet kampion bote. Është paraqitur gjithnjë në nivele të larta, duke minimizuar gabimet. Ky është një fakt që më ka mahnitur nga paraqitja e tij në pistë. E kam ndihmuar dhe do ta ndihmoj deri në fund”, tha Perez.

“Max nuk ka pika të dobta si pilot. Po ashtu edhe Red Bull, që këtë vit është më e shpejtë në pistë. Max dhe makina Red Bull përshtaten më së miri, ndaj dhe për pilotët e tjerë është e vështirë. Jam gati ta mbështes për të triumfuar në të dy kampionatet”, u shpreh Sergio Perez.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Ja kur nis dhe mbaron Premier 2020/21! Njoftohen javët dhe datat

Delo.autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Vetëm një gol larg Raul, ylli Benzema futet në “klubin” e legjendave të Champions-it

Delo.autor

JUVENTUS-INTER MË 9 MARS? Vjen reagimi i hidhur i Marotta

Delo.autor

Leave a Comment