Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Ecclestone këshillon Mick Schumacher: Ja çfarë i nevojitet që të shpallet kampion

Në moshën 91-vjeçare, Bernie Ecclestone, ish-pronari i Formula 1, nuk ka humbur dashurinë për këtë sport. Njeriu që e ktheu këtë sport në një perandori, ka dhënë mendimet e tij në lidhje me të ardhmen e pilotit të ri gjerman Mick Schumacher. Ai është djali i Michael Schumacher, 7 herë kampion bote në Formula 1.

Mick, 22 vjeç, debuton këtë sezon në këtë sport dhe garon me makinën Haas, më e dobta e kampionatit. “Do të ishte më mirë për të sikur të debutonte direkt me një makinë tjetër, pak më të mirë, si Alfa Romeo. Do të kishte qenë e përkryer për Mick nëse do të kishte si shok skuadre një pilot me përvojë si Kimi Raikkonen, një kampion bote. I duhet një shok skuadre më i shpejtë, në mënyrë që të kuptojë se ku ndodhet”, tha Ecclesonte.

“Të kesh shok skuadre Mazepin, një tjetër debutues dhe ta mundësh atë, nuk është një fitore e madhe. Me Kimi do të kishte mësuar më shumë, për më tepër që Raikkonen ka garuar me Michael dhe kanë qenë miq të mirë. Për mua, e rëndësishme është që Mick të ketë një shok skuadre me përvojë, që ta mësojë, gjë që nuk mund ta bëjë për momentin babai i tij”, tha Ecclestone.

Related posts

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Portieri Neuer: Epoka Low? Ai është një njeri i madh dhe një trajner që…

Delo.autor

“KËRKOJ PËRQËNDRIM MAKSIMAL”/ Flet trajneri Lerda: Janë ndeshje shumë delikate, kampionati…

Delo.autor

“KRENAR QË JAM…”/ U bë i njohur për golat e shënuar me penallti, ish-portieri i futet politikës

Delo.autor

Leave a Comment