Futboll Kategoria Superiore Sport

VAZHDON SERINË E BARAZIMEVE/ Ndeshje dramatike, Partizani ndan pikët me Egnatian në “Air Albania”

Partizani vazhdon ende të vuajë. Të kuqtë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 me Egnatian në ‘’Air Albania’’ duke thelluar dhe më tej krizën që i ka kapluar.

Egnatia kaloi e para në avantazh vetëm 6 minuta nga starti i takimit. Braziliani gjuajti lehtë drejt portës, por gabimi fatal i Hoxhës dërgoi rrogozhinasit në avantazh.

Partizani u hodh me të gjitha forcat, dhe në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Cara i hyrë në fushë në minutën e 22-të në vend të Geje, vendosi baraspeshën pas një pasimi të Albion Markut.

Në pjesën e dytë, të kuqtë tentuan me të gjitha mënyrat për të gjetur golin e fitores, por pa rezultat. Ishte Egnatia që shkoi fare pranë golit duke goditur traversën me Allmuçën. Skuadra e Dajës ka harruar të fitojë, teksa ky ishte barazimi i pestë radhazi për të kuqtë.

Related posts

PAS BARAZIMIT NDAJ ARSENAL/ ​Ylli i Man United, Matic: Nuk kemi vetëbesim, Të gjithë e dimë se…

Isa.Autor

Arsenal nuk beson tek aftësitë e anglezit, menaxherët ia ofrojnë PSG

Sadik.Autor

AKUZA E KRITIKA/ Ja çfarë bën çdo ditë në orën 07:30 të mëngjesit BALOTELLI

Isa.Autor

Leave a Comment