Formula 1

Hamilton: Sfidë me Ferrarin e Red Bull për titull, mezi pres garën e parë

Piloti britanik Lewis Hamilton beson se këtë sezon nuk do të ketë vetëm një sfidë mes Mercedes dhe Ferrari për titull, ashtu si dhe vjet, por se edhe makina Red Bull do të jetë pretendente e protagonist. “Unë shpresoj që sa më shumë skuadra dhe pilotë të përfshihen në këtë garë, pasi kampionati bëhet më i bukur dhe interesant. Unë jam rritur duke e partë këtë sport dhe e kuptoj ndryshimin që është kur ka vetëm një ekip dhe disa të tilla që duelojnë për titull. Ndaj, kam besim se Red Bull apo ndonjë makinë tjetër mund të hyjë në sfidën për fitore”, tha Hamilton.

Hamilton është gati të nisë sezonin e ri me makinën Mercedes W09 si pretendenti kryesor për titull, duke qenë se është kampion në fuqi në Formula 1. “Nuk e di se deri ku kemi arritur në këto teste dimërore , por java e fundit në pistën e Montmelo ishte shumë pozitive dhe droduktive. Arritëm të merrnim të gjitha informacionet për të cilat kishim nevojë. Besueshmëria e makinës është fantastike dhe po kaq fantastike është edhe makina e re. Nuk punuam për ekuilibrin apo gjëra të tilla, por për të zgjidhur disa probleme që patëm një vit më parë. Tani presim me padurim garën e Australisë”, tha Hamilton.

Related posts

FORMULA 1/ Alfa Romeo s’ka vend për Mick Schumacher, zyrtarizon dy pilotët për vitin 2021

Delo.autor

FORMULA 1/ Presidenti Domenicali: Kemi oferta për të zhvilluar gara nga e gjithë bota

Delo.autor

FORMULA 1/ Haas rrezikon të humbasë pilotin rus, një brazilian në vendin e tij

Delo.autor

Leave a Comment