Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Red Bull në panik pas Brazilit: Mercedes ishte 30km/orë më e shpejtë

Zhgënjimi në garën e Brazilit, ku Lewis Hamilton me Mercedes triumfoi duke lënë pas Max Verstappen me Red Bull, ka futur në panik makinën austriake. Risitë e aplikuara te makina gjermane duket se dhanë efekt në pistën e Interlagos, ndërkohë që këtë fundjavë do të garohet në Katar.

“Me atë motor të ri që solli Mercedes në Brazil, shpejtësia në pjesën e drejtë ishte vërtet mahnitëse. Max nuk mundi të bënte asgjë për t’u mbrojtur, pasi dukej qartë që Mercedes ishte 30km/orë më i shpejtë se Red Bull. Na vjen keq që humbëm, pasi ishim të parët në 75% të garës”, tha Chris Horner, drejtori sportiv i Red Bull.

“Tani na duhet të analizojmë gjithçka shpejt dhe të reagojmë për garën e radhës, pasi kemi përpara një pistë të shpejtë. Mendoj se do të sjellim një makinë të shpejtë, që të rivalizojë në pistë, duke i dhënë mundësi Max dhe Sergio të duelojnë për fitore”, u shpreh Horner.

Related posts

NGA KANTE TE MORATA/ Sarri nën akuzë për humbjen e parë

Isa.Autor

VENDOS HESHTJE NË “SAN PAOLO”/ Vlahovic dërgon Napolin në kolaps me një super gol! (VIDEO)

Delo.autor

GABIMET E RIVALËVE I AFROJNË TEK TITULLI KAMPION/ Tifozët “bardheblu” nuk i kursejnë thumbimet. Ja çfarë bëjnë… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment