Basketball Sport Të tjera

BASKETBOLL/ Koronavirus “pushton” sërish NBA, anullohen dy sfidat e para të sezonit

Pandemia Covid-19 ka prekur sërish NBA-në (20 lojtarë janë aktualisht të infektuar), duke bërë që të anullohen dy sfidat e para të sezonit 2021-2022. Skuadra më e prekur aktualisht është ajo e Chicago Bulls, me 10 lojtarë që janë në karantinë, pasi janë të infektuar ose kanë hyrë në izolim për shkak të protokollit të sigurisë.

Për pasojë, dy ndeshjet e ardhshme në kampionat të Bulls, ajo ndaj Detroit (mbrëmjen e sotme) dhe Toronto (ditën e enjte) janë shtyrë për një periudhë tjetër (sezonin e kaluar u shtynë 31 ndeshje). Të infektuar dhe në karantinë janë edhe disa anëtarë të skuadrës si dhe dy gazetarë që ndjekin kudo skuadrën.

I pati që u infektua ishte Nikola Vucevic, në nëntor, duke humbur 7 ndeshje. Por dhjetori është kthyer në një makth për Bulls, ku u infektuan njëri pas tjetrit Coby Whyte e Javonte Green. Më pas lista u shtua me DeMar DeRozan, Matt Thomas, Derrick Jones Jr, Ayo Dosunmu, Stanley Johnson, Zach LaVine, Troy Brown Jr dhe Alize Johnson.

Për momentin, Bulls kanë në dispozicion vetëm 8 lojtarë, minimumi i lejuar për ta luajtur ndeshjen. Gjithsesi, duke parë situatën e rëndë dhe faktin se është kthyer në një vatër infeksioni, u vendos që të shtyhen dy takimet e këtij ekipi.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ UEFA njofton se nuk do të marrë masa ndaj Sergio Ramos

Sadik.Autor

“AI DUKEJ I RËNDË”/ Roy Keane: Vetëm Zoti e di se çfarë madhësie pantallonash vesh Aguero

Delo.autor

Festa e ÇUDITSHME e KLOPP kur MANE shënoi golin e dytë të Liverpoolit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment