Basketball Sport Të tjera

BASKETBOLL/ Teuta kryeson Superligën, Tirana mposht Partizanin në derbi

Janë luajtur dy nga tri ndeshjet e javës së 8-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Ekipi i Teutës fitoi 80-56 ndaj Dinamos në kryeqytet, duke ruajtur kreun e renditjes (Bruce me 19 pikë shënuesi më i mirë).

Fiton edhe Tirana, që mposhti 87-70 Partizanin në derbin e kryeqytetit. Ndeshje e dominuar nga bardheblutë, ku u dallua Hysenagolli me 20 pikë e 19 rebound. Takimi Kamza-Basket-Vllaznia nuk u zhvillua për arsye teknike.

Superliga – Meshkuj, java e 8-të

Dinamo – Teuta, 56-80

Tirana – Partizani, 87-70

Kamza Basket – Vllaznia, e shtyrë

Renditja: Teuta 15 pikë, Tirana 14 pikë, Vllaznia 11 pikë, Kamza Basket 11 pikë, Partizani 9 pikë, Dinamo 9 pikë.

Related posts

E dashura ‘ilaçi’ i Sane për mungesën në Botëror, çifti ‘arratiset’ në Kaliforni (Video)

Sadik.Autor

U NGATËRRUA ME PERSONIN E GABUAR/ Futbollisti amerikan e pëson keq nga luftëtari i MMA (VIDEO)

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ Niko ZISI: KAMZA do luftojë për KUPAT E EUROPËS. Ja ku ÇALON kombëtarja

Isa.Autor

Leave a Comment