Futboll Seria A Sport

NUK I NDAHET ZEMRA NGA ROMA/ Futbollisti i Interit ishte tifozi special i “verdhekuqve” ndaj Atalantës

Ish-kapiteni i Romës Edin Xheko, sot sulmues tek skuadra e Interit është vënë re në stadiumin e Bergamos duke parë ndeshjen Atalanta–Roma dhe duke përkrahur këtë të fundit në rrugën drejt fitores.

Sulmuesi boshnjak me sa duket nuk e ka të lehte ndarjen nga Roma dhe vazhdon ta ndjekë me kujdes skuadrën ku luajti për shumë vite. Kujtojmë këtu se Xheko u bë pjesë e Romës në vitin 2015 dhe ka luajtur për kryeqytetasit plot pesë sezone në të cilat ka qenë një lojatr vendimtar për Romën dhe me një numër të madh golash të shënuar.

Me sa duket, Xheko e ka patur këmbën e mbarë, pasi Roma fitoi ndaj Atalantës dhe bëri një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të një vendi në Europë në edicionin e ardhshëm.

Related posts

SHËNOI SUPER GOL/ MILANI bën “biznes” me lojtarin, gati ta largojë për 15 milionë euro

Isa.Autor

5 JAVË NGA FUNDI I SEZONIT/ Drejt largimit nga Real Madrid, lojtarët që Zidane nuk i do më në ekip

Delo.autor

SUPERGOL/ Napoli përmbys gjithçka, INSINGE realizon një kryevepër (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment